Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është në mesin e besimtarëve myslimanë që sivjet kanë vendosur të nisen drejt Arabisë Saudite për pelegrinazhin e Haxhit.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, i veshur siç parashihet të duken pelegrinët, shihet në një fotografi në areoportin “Adem Jashari”, të cilën e ka publikuar vëllai i tij, Ahmet Tahiri.
“Haxhi 2022”, shkroi ky i fundit në përshkrimin e fotografisë.

Sivjet, për pelegrinazhin e haxhit u nis edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.