Vuçiq: Çdo konflikt është konflikt me NATO-n, jo me Prishtinën

Lajme

Vuçiq: Çdo konflikt është konflikt me NATO-n, jo me Prishtinën

Më: 13 prill 2023 Në ora: 17:37
Aleksandar Vuçiq

Ka përfunduar takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që kishe me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Rashkë.

Presidenti i Serbisë tha se po punon për atë që është e mundur dhe se po përpiqet të ruajë paqen dhe jetën e njerëzve në Kosovë.

Po ashtu ai ka folur edhe për konfliktin në mes Serbisë dhe Kosovës, ku ai ka thënë se ky nuk do të ishte më konflikt me Kosovën, por NATO-n.

“Ju hani atë që duhet të hani. Çdo konflikt është konflikt me NATO-n, jo me Prishtinën. Kjo duhet pasur parasysh”, tha Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat