Gazetari Branislav Kërstiq ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq kurr nuk do ta pranojë që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, politika e Vuçiq është një politikë e një tradhëtari.
“Zoti Vuçiq dhe politika e tij është politika e një tradhëtari, që dmth ai është udhëheqësi i serbëve në Ballkan i cili do të jepë atë pikën e fundit në ëndërrën e serbëve që Kosova ende është pjesë e Serbisë.
Ne serbët e shtetit të Kosovës shumë mirë kuptojmë që me ata kriminelë nga Lista Serbe që bashkëpunon Vuçiq nuk është rrugë e duhur si president i Serbisë”, tha ai