I sanksionuari nga SHBA flet për bisedën e supozuar me kreun e CIA-s, përmend edhe Kosovën dhe betimin për mos-sanksionimin e Rusisë

Lajme

I sanksionuari nga SHBA flet për bisedën e supozuar me kreun e CIA-s, përmend edhe Kosovën dhe betimin për mos-sanksionimin e Rusisë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 13:14
Aleksandar Vulin

Duke komentuar akuzat për ndalimin e hyrjes në Amerikë, kryeministri serb Aleksandar Vulin, në prezantimin e tij në seancë, theksoi se gjoja ka pasur një takim me kreun e CIA-s, William Burns, i cili i ka thënë “se ai nuk është agjent rus dhe kriminel”.

Në prezantimin e tij, Vulin tha se më e rëndësishmja është se atij i është ndaluar hyrja në Amerikë.

Më pas ai ka rrëfyer bisedën e supozuar me kreun e CIA-s.

“Më foli dhe më tha, zoti Vulin, ne e dimë që nuk jeni as agjent rus dhe as kriminel, por strategjikisht jeni kundër pikëpamjeve të qeverisë sime. Pikërisht. Absolutisht e saktë. Sepse pozicionet strategjike të qeverisë së tij janë njohja e Kosovës, largimi nga Republika Srpska dhe vendosja e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Asgjë nga këto nuk do të ndodhë derisa Aleksandar Vuçiq të udhëheqë Serbinë dhe derisa unë jam në qeverinë e Serbisë, pikë”, tha Vuçini.

Vulin është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023. Ai dyshohet për aktivitete korruptive, kryesisht në përhapjen e ndikimit malinj rus në Serbi.

Sipas raportit, Vulin është i përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar, trafik droge dhe abuzim me postet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat