Kancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një konference për media që e ka zhvilluar së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas një takimi që kanë pasur të dy, ka theksuar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet.
Ai po ashtu ka thënë edhe se, në rajon duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe se, BE-ja është duke punuar që të ua ofrojë mbështetjen të dyja palëve.
“Duhet të merren parasysh shumë gjëra dhe presidenti po punon në mënyrë aktive në atë proces dhe ne do të japim sa më shumë mbështetje sepse bëhet fjalë për reforma për përmirësimin e shtetit ligjor, lirinë e mediave etj.
Natyrisht, është e rëndësishme që njerëzit në rajon të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore, para së gjithash, ne po punojmë për këtë ne ofrojmë mbështetje për të dyja palët. Ekziston një marrëveshje për të cilën është rënë dakord dhe duhet të zbatohet”, ka thënë Scholz.