Vuçiq: Të zgjidhim problemet përmes dialogut, të ruajmë paqen dhe stabilitetin

Lajme

Vuçiq: Të zgjidhim problemet përmes dialogut, të ruajmë paqen dhe stabilitetin

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:53
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Sholc se problemet në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen me dialog, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

“Kemi biseduar për situatën dhe marrëdhëniet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

“Shpresoj se në të ardhmen do të jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet përmes dialogut dhe besoj se do të kemi sukses plotësisht në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin”, tha Vuçiq, raporton “Kosovo Online”.

Derisa, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Gjermania e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shtoi se ka një marrëveshje për të cilën është rënë dakord dhe që e njëjta duhet të zbatohet.

“Ne do të ofrojmë mbështetje me aq sa kemi mundësi, dhe para së gjithash ka të bëjë me reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe të tjera. Është e rëndësishme që njerëzit në rajon të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe kjo vlen mbi të gjitha për Serbinë dhe Kosovën”.

“Ne po punojmë për të mbështetur të dyja palët. Ka një marrëveshje që është rënë dakord dhe që duhet të zbatohet”, deklaroi Scholz, raporton “Kosovo Online”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat