Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë promovon sot librin e tij “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”.
Promovimi, siç ka njoftuar ai vetë, do të bëhet në 14:00 në restorantin Culaccino në Prishtinë.
“Libri është kombinim i kujtimeve, teorisë dhe publicistikës në fushën e sigurisë kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu, përmban parashikimin e zhvillimeve të sigurisë në dhjetë vitet e ardhshme në Kosovë, rajon dhe në çështjet kryesore aktuale të sigurisë globale”, thotë Ramadani.
Libri mund të blihet në libraritë Artini-Toenca, Dukagjini, por edhe te shitësit në sheshin e kryeqytetit.
Ky libër mund të porositet edhe online.
Libri është redaktuar nga Gjon Culaj; ballina është përgatitur nga Rilind Kuçi; realizimi kompjuterik është bërë nga Endrit Aliu, ndërsa është botuar nga shtëpia botuese BLEDI në Prishtinë.