Burim Ramadani sot promovon librin “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”

Lajme

Burim Ramadani sot promovon librin “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Burim Ramadani, një njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë promovon sot librin e tij “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”.

Promovimi, siç ka njoftuar ai vetë, do të bëhet në 14:00 në restorantin Culaccino në Prishtinë.

“Libri është kombinim i kujtimeve, teorisë dhe publicistikës në fushën e sigurisë kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu, përmban parashikimin e zhvillimeve të sigurisë në dhjetë vitet e ardhshme në Kosovë, rajon dhe në çështjet kryesore aktuale të sigurisë globale”, thotë Ramadani.

Libri mund të blihet në libraritë Artini-Toenca, Dukagjini, por edhe te shitësit në sheshin e kryeqytetit.

Ky libër mund të porositet edhe online.

Libri është redaktuar nga Gjon Culaj; ballina është përgatitur nga Rilind Kuçi; realizimi kompjuterik është bërë nga Endrit Aliu, ndërsa është botuar nga shtëpia botuese BLEDI në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat