​Nga nesër nis Shërbimi i Transportit Neonatal në QKUK

Lajme

​Nga nesër nis Shërbimi i Transportit Neonatal në QKUK

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Klinika e Neonatologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka bërë përgatitjet për fillimin e Shërbimit të Transportit Neonatal, një shërbim jetik për foshnjat e porsalindura që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe të menjëhershëm mjekësor.

Në një postim në Facebook thuhet se shërbimi i transportit neonatal pritet të nisë nesër punën, ku do të bëhet transporti për rastet e paracaktuara nga spitalet rajonale.

Për t’iu përgjigjur nevojave të transportit neonatal, është organizuar dhe realizuar një trajnim i veçantë për stafin shëndetësor, për të siguruar një transport të sigurt dhe efikas për foshnjat në gjendje kritike.

Ky hap përbën një arritje të rëndësishme për sistemin shëndetësor në Kosovë, duke rritur cilësinë e kujdesit për pacientët më të vegjël dhe më të ndjeshëm.

QKUK mbetet e përkushtuar për të avancuar dhe zgjeruar shërbimet shëndetësore, duke u kujdesur për të gjitha kategoritë e pacientëve në mënyrë profesionale dhe me përkushtim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat