Trazirat në Serbi, profesori i njohur: Nuk përjashtohet mundësia e një atentati ndaj Vuçiç

Lajme

Trazirat në Serbi, profesori i njohur: Nuk përjashtohet mundësia e një atentati ndaj Vuçiç

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 10:36
Aleksander Vuçiq

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Sadri Ramabaja foli mbi situatën e fundit në veriun e Kosovës, politikën rajonale dhe momentin e vështirë që po kalon presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i cili prej javësh po përballet me protesta masive në rrugët e Beogradit.

“Sa herë që stabilishmenti drejtues i Serbisë ndodhet në gjëndje kritike në përballje me qytetarët, sa herë që i dridhet pushteti ndër këmbë, merren veprime të kësaj natyre që janë krejtësisht në përputhje me propagandën moderne që nënkupton përhapjen e panikut e gënjeshtrave dhe krijimin e situatave kur shpëtimtari, Mesia i Serbisë në fund na del Aleksandar Vuçiç”, tha Ramabaja.

Ramabaja theksoi se në një situatë të tillë Vuçiç ndodhet në një pozicion delikat ku përveç pushtetit nuk është çudi që atij ti rrezikohet dhe jeta nga ndonjë atentat i mundshëm pasi sipas tij në Serbi janë dhënë dhe prova më parë duke marrë si shembull atentatin ndaj ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç.

“Nuk përjashtohet edhe mundësia për ndonjë atentat sepse nuk është hera e parë dhe fundit që kryeministrat serbë pësojnë atentate. Ne tashmë e kemi të freskët rastin e fundit me Zoran Xhinxhiç por arsyet reale për të cilat u vra Xhinxhiç ishin ato si shkëmbimimi i territoreve, pranimi i Kosovës për shkëputjen definitive nga Serbia. Nëse Vuçiç është përgatituir për të hequr dorë nga platforma Serbe, në rast se Vuçiç e shikon se do të detyrohet që ta heqë nga Kushtetuta Republikën e Kosovës si pjesë integrale të Serbisë, nëse do të detyrohet të pozicionohet është më Perëndimin apo me Lindjen, në momente të tilla edhe mund ti ndodhë një atentat. Ai e di më mirë se shumë të tjerë këtë pasi ka qenë vetë pjesë e këtyre mekanizmave që kanë përgatitur atentate”, tha profesor Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat