“Albin Kurti vazhdon me uzurpime të dhunshme dhe të paturpshme të pronave serbe në veri të Kosovës dhe sot në mëngjes ka uzurpuar gjashtë objekte banesore në territorin e komunës së Zubin Potokut, të cilat janë ndërtuar me mjete të Qeverisë së Republikës së Serbisë”, shkruan në propagandën e radhës së zyrës së Petkoviqit të ngarkuar nga Vuçiqi për të bërë propagandë sa më të ashpër ndaj Kosovës.
“Në këtë mënyrë ai ka uzurpuar 107 banesa të destinuara për serbët pa përkujdesje për banim nga zona e kësaj komune, pa asnjë bazë ligjore. Në këtë mënyrë ai ka kërcënuar drejtpërdrejt interesat dhe të drejtat e qindra serbëve që duhej të jetonin këtu me familjet e tyre. Sot në mëngjes, ai ka dërguar inspektorët e tij për të mbyllur gjashtë ndërtesa serbe në të cilat serbët duhej të hynin këto ditë. Në vend të kësaj, sot në ato objekte janë shtrirë shirita të verdhë”, pretendohet në kumtesën e kësaj zyre.
Sipas tyre, “duke qenë se “akuzat e rrejshme” të Kurtit nuk kaluan në bashkësinë ndërkombëtare pas “incidentit” në kanalin Ibër-Lepenc, ai vazhdon me sulmin në Zubin Potok”.
“Pas “incidentit” në kanalin Ibër-Lepenc, Kurti vazhdon sulmin ndaj Zubin Potokut, sepse “akuzat e rrejshme” nuk kanë kaluar mirë as te komuniteti ndërkombëtar, kështu që tani po mundohet të mbulojë gjurmët e tij të pista duke shkaktuar një krizë të re dhe tensione në terren”, pretendohet në këtë propagandë boshe.
Ata kanë shtuar se Kurti vazhdon “të grabisë gjithçka që është serbe”.