Një bombol gazi ka shpërthyer në një autolarje, ngjitur me një pompe të derivateve në Veternik të Prishtinës, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Njëri i cili është në gjendje më të rëndë, në bazë të uniformës që kishte veshur, KP, e ka identifikuar si punëtor në këtë autolarje, ndërsa personi tjetër i cili është më pak i lënduar, nuk dihet nëse është punëtor në këtë autolarje apo jo.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur Policia e Kosovës.
Derisa tashmë personat e lënduar janë dërguar me ndihmë të shpejt në Klinikën Emergjente për të marrë trajtim mjekësor.