​Vuçiq përmes Listës Serbe organizon serbët nga Kosova “ta ruajnë” në presidencë

Lajme

​Vuçiq përmes Listës Serbe organizon serbët nga Kosova “ta ruajnë” në presidencë

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 09:51
Aleksander Vuçiq

Ka dëshmi bindëse se Aleksandar Vuçiq, përmes të ashtuquajturës Lista Serbe, në mbarë Kosovën po organizon serbët, në numrin pesëqind prej tyre për të vendosur tenda para presidencës serbe.

Detyra kryesore e këtij “pelegrinazhi” para presidencës do të ishte mbrojtja e presidentit Aleksandër Vuçiq dhe karriges së tij qeverisëse nga tubimi masiv i paralajmëruar i popullit rebel.

Për performancën e tyre, mbështetësit e Vuçiqit do të merrnin një pagë të mirë ditore me ushqim dhe pije të siguruar.

Ardhja e tyre në Beograd është planifikuar për më 12 mars dhe “mbrojtja” do të zgjaste së paku 25 ditë, aq sa Aleksandar Vuçiq i sheh të nevojshme për ta mbrojtur shkruan Danas.

Lëvizja Popullore e Serbëve nga Kosova, Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës dhe Forumi Kombëtar Serb u kujtojnë të gjithë serbëve nga krahina jugore serbe, si ata që jetojnë atje ashtu edhe ata që kanë ikur, se Aleksandar Vuçiq është tradhtari më i madh në historinë e popullit serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat