Ndonjëherë nuk vlen as zona më e mirë e qytetit, as prestigji fals dhe as një Instagram i kuruar, kur funksioni parësor i një restoranti është i kryer gabim. E kemi fjalën për ushqimin dhe shërbimin. Dy faktorët kryesorë që na bëjnë të largohemi me shije të mirë ose të keqe nga vendi në fjalë.
1. "Një restorant italian që s'ka bukë në tryezë, nuk është restorant italian i mirë."
2. "Restorantet që chef kuzhine kanë mikrovalën. Ka shumë të tillë dhe janë një hiç."
3. "Aroma e pakëndshme e kuzhinës ndihet sapo hyn në ambiente. Kjo tregon shumë."
4. "Kur ti mund të betohesh që ëmbëlsira që të shërbyen është e njëjtë me atë që ke parë fiks 3 muaj më parë."
5. "Dyshemeje e pistë, tavolinat e pistë dhe kamerierët me uniforma me njolla."
6. "Kur përdorin të njëjtën pecetë për disa vende."
7. "Stafi i pakoordinuar që vjen rreth e rrotull dhe s'di ç'bën."
8. "Një tualet i pistë s'flet kurrë për një restorant të mirë."