“Stealth”, praktika s*ksuale që vë në rrezik shëndetin e grave! Njihuni me dy vendet që e konsiderojnë këtë akt p*rdhunim

Life style

“Stealth”, praktika s*ksuale që vë në rrezik shëndetin e grave! Njihuni me dy vendet që e konsiderojnë këtë akt p*rdhunim

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 23:08
Ilustrim

Koncepti “stealth” përdoret kur në fillim të marrëdhënies seksuale, mashkulli mban prezervativin, ndërsa përgjatë aktit e heq pa miratimin e partneres.

Ky koncept u bë shumë i përhapur në vitin 2015, kur gazetarja Monica Tam shkruajti në “The Guardian” se ky akt i meshkujve është një formë përdhunimi. Ajo raportoi një gjë të tillë pasi u shpreh se dhe ndaj saj është kryer ky akt nga partneri i saj i atëhershëm.

Por cilat janë efektet e “stealth” tek gratë?

Për sa i përket shëndetit fizik, “stealth” është veçanërisht e rrezikshme, për shkak se pas heqjes së prezervativit, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Mundësia e shtatzënisë së padëshiruar pas “stealth” është gjithashtu e rëndësishme.

Për sa i përket shëndetit mendor, efektet mund të jenë gjithashtu shumë serioze. Personat mbeten në një situatë konfuze, pasi kanë dhënë pëlqimin për aktin seksual, por jo pa përdorimin e prezervativit. Ato ndihen të mashtruara, të tradhtuara dhe humbasin ndjenjën e besimit. Secila prej këtyre akteve përbën abuzim, por është shumë e vështirë të provohet dhe të gjendet e drejta.

Australia e njohu “stealth” si përdhunim në vitin 2022. Konkretisht, ai përshkruhet si një “akt që shkakton dëm si në trupin ashtu edhe në shpirtin e viktimave” . Zyrtarët që shpallën vendimin deklaruan se ai “në thelb synon qartësimin e ligjit në mënyrë që para se dikush të bëhet viktimë të ketë dispozitë që do ta ndihmojë atë të gjejë të drejtën e tij”.

Autoriteti qeverisës në Kaliforni, SHBA, bëri të njëjtën gjë dhe u bë kështu shteti i parë që ndaloi “stealth”.

“Heqja jo konsensuale e prezervativit gjatë marrëdhënieve seksuale është jo vetëm e pamoralshme, por edhe e paligjshme”, tha për BBC raportuesja e ligjit, Christina Garcia. Ligji, i cili ndryshon përkufizimin e sulmit seksual , e bën vjedhjen një vepër civile dhe u jep viktimave të drejtën të padisë autorët, duke kërkuar dëmshpërblim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat