Të jesh optimist nuk do të thotë të injorosh negativitetin, por të përqëndrohesh në gjërat pozitive.
Rrini në kontakt me natyrën. Ajo do të ulë nivelin tuaj të stresit, do të përmirësojë kujtesën tuaj.
Jini të mirë. Hiqni veten dhe problemet tuaja nga qendra e vëmendjes; të gjithë kanë probleme për t’u marrë me to. Nëse ndihmoni të tjerët, do të jeni më të lumtur dhe do të kuptoni se pavarësisht se sa e vështirë është për ju në këtë moment, është më e vështirë për dikë tjetër.
Jini të këndshëm. Vlerësoni atmosferën pozitive rreth jush, kjo do t’ju ndihmojë në rritjen e aftësive tuaja mendore.
Nëse ndiheni të lodhur mendërisht ose pa forcë merrni pushim.
Gjithmonë qeshni (nëse është e mundur dhe e përshtatshme)
Qëndroni me njerëz pozitivë.
Gjithmonë shikoni në anën e ndritshme.
Ajri i ri i pastër do të pastrojë mendimet tuaja dhe do t’ju ndihmojë të përmirësoni aftësitë tuaja njohëse.
Përballoni atë që ka ndodhur, edhe pse është negative. Mendoni për gjënë më pozitive që mund të bëni, për të hequr qafe negativitetin dhe për të shkuar përpara.
Bëni një bisedë me veten (në një mënyrë pozitive).