Koha kur preferoni të bëni seks mund të ndikohet nga ritmi juaj i brendshëm biologjik, mosha dhe rutina e përditshme. Një studim nga kompania "Lovehoney" zbuloi se burrat kanë më shumë dëshirë për seks në orët e mëngjesit, mes orës 6:00 dhe 9:00, ndërsa gratë preferojnë më shumë orët e natës, midis 23:00 dhe 2:00. Por a ka një kohë ideale për të kryer marrëdhënie seksuale?
Seksi në mëngjes
Testosteroni, hormoni që ndikon në dëshirën seksuale, është në nivelin më të lartë rreth orës 8:00 të mëngjesit, sidomos tek burrat. Gjithashtu, neurotransmetuesit si endorfina dhe dopamina, të cilët çlirohen gjatë seksit, mund t’ju ndihmojnë të nisni ditën me humor të mirë dhe energji pozitive. Nga ana tjetër, ritmi i ngjeshur i mëngjesit, si përgatitjet për punë apo fëmijët, mund të pengojë përqendrimin në moment.
Seksi në mbrëmje
Pas një dite të ngarkuar, shumë çifte preferojnë mbrëmjen për të krijuar intimitet, duke shijuar një moment çlodhëse, pa shpërqendrime. Seksi në mbrëmje mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e gjumit, falë çlirimit të oksitocinës dhe prolaktinës. Sidoqoftë, lodhja mendore apo fizike nga një ditë e gjatë mund ta bëjë më të vështirë për disa persona të jenë në humor për seks.
Sekreti: gjuha e përbashkët
Ekspertët bien dakord që nuk ka një kohë universale më të mirë për seks. Çelësi është të gjeni një moment që i përshtatet juve dhe partnerit tuaj. Nëse preferencat tuaja nuk përputhen, provoni të alternoni kohët ose të eksploroni forma të ndryshme të intimitetit, si masazhet sensuale apo momente loje që nuk përfshijnë domosdoshmërisht penetrimin.
Në fund të ditës, më e rëndësishmja është të komunikoni hapur për dëshirat dhe pritshmëritë tuaja, duke krijuar një hapësirë të përbashkët për të shijuar momente intime pa presione.