Shumë njerëz kanë probleme me përqendrimin në mëngjes, gjë që ekspertët e lidhin me një gjendje të njohur si “inercia e gjumit”.
Psikologia Rachel Goldman shpjegon për Parade se është “një gjendje e përgjumur në të cilën truri është ende duke u përshtatur me kalimin nga gjumi në zgjim, gjë që ngadalëson përpunimin dhe e bën të vështirë përqendrimin”. Kjo gjendje mund të ndikojë gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar vështirësi në marrjen e vendimeve dhe ndjesi të çorganizuar dhe të çorientuar.
Terapistja Joelle Moray thekson se ekziston një zakon që mund të përmirësojë fokusin në mëngjes dhe ai fillon me një rutinë të thjeshtë të mbrëmjes.
“Një rutinë e mbrëmjes, e cila përfshin aktivitete qetësuese si përgatitja e ushqimit ose e rrobave për ditën tjetër, mund të ndihmojë në krijimin e një rutine të qëndrueshme mëngjesi”, shpjegon Moray. Kjo redukton stresin dhe mundëson një fillim më të mirë të ditës, shkruan Index.hr.
Psikologia Raquel Martin thekson rëndësinë e reduktimit të përdorimit të ekranit para gjumit.
“Shmangni lëvizjen nëpër mediat sociale ndërsa jeni në shtrat dhe zbehni ekranin një orë para gjumit,” thotë ajo.