Nuk ka rëndësi nëse ai që ne shohim duke vuajtur është dikush që ne e konsiderojmë armik: të gëzohesh me dhimbjen e tjetrit tregon një perceptim të dobët për jetën.
Nëse do ta kuptonim njëri-tjetrin në tërësi, do të mund ta perceptonim lehtësisht shkakun e vuajtjes së të tjerëve, në mënyrë ideale të vuajnë nga e njëjta dhimbje. Ajo çfarë i bëjmë një personi tjetër, në realitet, ne ia bëjmë vetvetes. Veçanërisht mungesa e besimit shkakton më shumë dhimbje, pasi ata e kritikojnë jetën e të tjerëve duke etiketuar dhimbjen dhe intensitetin e saj sipas përcaktimit të tyre.
Nuk është aspak e thjeshtë të flitet për dhimbjen, veçanërisht atë të brendshme, e cila nuk mund të shihet dhe nuk mund të matet. Ne jetojmë në një periudhë në të cilën dhimbja nënvlerësohet. Ne e kuptojmë këtë, kur gëzojmë me dhimbjen e tjetrit, kur një person konsiderohet i keq, ose armik, e provon atë drejtpërdrejt. Një lloj hakmarrjeje që nuk sjell asgjë konkrete, por në këtë mënyrë, subjekti që vuan mund të kuptojë të keqen e shkaktuar më parë.
Në gjuhën gjermane ky qëndrim përkufizohet nga një fjalë specifike, në dukje e pakonkurueshme: “schadenfreude”, e përkthyer fjalë për fjalë si gëzim për dhimbjen dhe fatkeqësinë e të tjerëve.
Ky qëndrim është thellësisht i gabuar për disa arsye. Të gëzosh me dhimbjen e të tjerëve, madje edhe atë të ndjerë nga një person që mund t’iu ketë lënduar më parë, nuk do të thotë të largosh vuajtjet e tua.
Të qëndruarit të burgosur, të paktën psikologjikisht, në një të kaluar të errët do ju bëjë të mbani mbi shpinë një peshë të rëndë dhe të dhimbshme, e cila nuk ju lejon të përjetoni një ndjenjë të re.
Lidhur me këtë ndjenjë jo të zakontë janë bërë studime të thella. Sipas një studimi të kryer në Japoni të gëzuarit me dhimbjen e të tjerëve aktivizon qarqet nervore që stimulojnë prodhimin e dopaminës, neurotransmetuesit që aktivizohen kur marrim një shpërblim.