Peshqit e kanë një aftësi të mahnitshme për t’i fshehur mendimet nga pjesa tjetër e botës
Këta njerëz janë xhentilë, të dashur, të kujdesshëm, të sjellshëm, të ndjeshëm, altruistë, intuitivë dhe me plot fantazi.
Peshqit janë të orientuar shpirtërisht, janë të devotshëm, të duruar, zemërmirë, të ndershëm, krijues, modestë, të thjeshtë, autokritikë, besnikë dhe të ndrojtur.
Disa thonë se zemrat e tyre janë të ndërtuara nga ari, por ata gjithashtu ballafaqohen me emocione të rënda dhe mendime.
Peshqve u pëlqen të ikin nga realiteti dhe të fshihen në botën e tyre të thellë të brendshme.
Ekspertët madje thonë se Peshqit janë ëndërrimtarët e Horoskopit. Por, mos të harrojmë se ata gjithashtu janë super kreativë.
Sidoqoftë, çfarë i bën Peshqit shumë të vështirë për t’i kuptuar?
I mbajnë gjërat në veti
Peshqit vërtet nuk gjejnë fjalë për t’i shprehur nevojat dhe emocionet që i kanë. Ata shpenzojnë shumë kohë në botën e tyre dhe disa njerëz nuk mund t’iu afrohen. Ata përpiqen të bëhen më të hapur, por vërtet u nevojitet pak kohë për ta bërë këtë.
Ikin nga realiteti
Jeta lëvizë shumë shpejt dhe Peshqit e kanë të vështirë ta ndjekin atë. Prandaj iu pëlqen të ikin nga realiteti dhe ta shijojnë komoditetin e mendimeve që i kanë.
Frikësohen nga lëndimi
Ata janë zemërgjerë dhe dëshirojnë të afrohen me tjerët, por frikësohen nga lëndimet.