Buzët e thata në dimër: Tri këshilla si të kujdeseni

Life style

Buzët e thata në dimër: Tri këshilla si të kujdeseni

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Prania e dimrit sa vjen dhe ndjehet më shumë dhe ai do jetë këtu për një kohë të gjatë. Së bashku me veshjet e ngrohta dimërore që ju nevojiten për të përballuar motin, është po aq e rëndësishme të mbroni lëkurën tuaj dhe veçanërisht buzët.

Buzët e plasaritura jo vetëm që janë të pakëndshme, por shkaktojnë edhe dhimbje, ndërsa buzëkuqi nuk qëndron më siç duhet.

Si të kujdeseni që të evitoni buzët e plasaritura?

1.Eksfolimi

Sekreti më themelor për të pasur buzë të buta është pastrimi. Eksfolimi largon qelizat e vdekura dhe rrudhat te buzët, duke i lënë ato të lëmuara dhe të hidratuara. Nëse nuk dëshironi të blini një produkt të gatshëm, mund ta bëni vetë scrubin në shtëpi me sheqer dhe vaj.

2. Hidratimi

Pas eksfolimit, hidratimi është thelbësor. Aplikoni një sasi të konsiderueshme të zbutësit tuaj të preferuar të buzëve dhe riaplikojeni gjatë gjithë ditës për të mbajtur buzët tuaja të hidratuara dhe të mbrojtura nga i ftohti.

3. Shmangni buzëkuqet mat

Së fundmi, nëse i doni buzëkuqet, do të ishte mirë të shmangni kompozimet mat, pasi ato dehidratojnë buzët, ndryshe nga produktet kremoze apo me shkëlqim. Në jetën tuaj të përditshme zgjidhni një buzëkuq hidratues me ngjyrë dhe buzët tuaja nuk do të thahen aq lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat