Nëse një mashkull sillet në këtë mënyrë, mos kini dyshime: ai nuk do t’ju dojë kurrë

Life style

Nëse një mashkull sillet në këtë mënyrë, mos kini dyshime: ai nuk do t’ju dojë kurrë

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Një mashkull që heziton të japë dashuri, i cili shpik justifikime, i cili ju kërkon kohë, nuk mund t’ju dojë kurrë ashtu si meritoni dhe dëshironi. Dashuria është ajo që nuk shkakton dyshime, nuk kërkon ngurrim, që tregohet në çdo mënyrë dhe në çdo kohë.

Nëse jetoni në një marrëdhënie që ju kërkon të hiqni dorë nga parimet tuaja, e cila mbyt dëshirat dhe dinjitetin tuaj, ju nuk po jetoni një dashuri të vërtetë, nuk është marrëdhënia që meritoni.

Dashuria nuk kërkohet, nuk mund t’i nënshtroheni, nuk është sakrificë, nuk duhet t’ju bëjë të varur nga nevojat dhe disponimi i tjetrit. Sepse nuk ka lidhje me dashurinë ose është një dashuri e sëmurë. Lumturia juaj nuk mund të varet vetëm nga një njeri, duhet të kuptoni dëshirat tuaja, ëndrrat dhe  respektin për veten tuaj. Dashuria nuk është jeta, ajo është vetëm një pjesë e saj.

Një person që nuk e njeh vlerën tuaj, nuk ju do. Ata që ju duan ju mbështesin në momentet e dobëta, ju ndihmojnë të bëheni më të fortë, por mos përdorni dobësitë tuaja. Dashuria e vërtetë është e balancuar, jep dhe merr. Dashuria duhet të jetë e bukur, duhet të jetë reciproke, duhet të japë respekt. Ju nuk mund të jepni besnikëri dhe të merrni mashtrim, nuk mund të kuptoni, por të mos kuptoheni, nuk mund t’i jepni “10” për të marrë “2”… Dashuria duhet të jetë e drejtë.

Nëse jeni duke përjetuar gjithë këtë, ju nuk duhet ta lejoni më atë. Më mirë të largoheni, më mirë të vuani vetëm se të vuani në një marrëdhënie, pasi në një farë mënyre, ashtukështu jeni vetëm. Një mashkull duhet t’ju meritojë ose ai kurrë nuk do t’ju bëjë të lumtur. Një marrëdhënie me një mashkull egoist ju bën të frustruar, ju bën të trishtuar, dhe mund t’ju vrasë nga brenda…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat