Një hulumtim i ri i publikuar në revistën PLOS Medicine ka zbuluar që femrat shtatshkurtra lindin bebe me peshë dhe gjatësi më të vogël
Nuk është fjala vetëm për gjenet
Shkencëtarët nga shoqata Marchof Dimes pas studimit të hollësishëm, kanë zbuluar lidhjen gjenetike midis gjatësisë së femrës dhe peshës dhe gjatësisë së bebes, gjë që ishte e pritur – femrat e vogla lindin bebe të vogla.
Mirëpo, atë që nuk e kanë pritur është që në zgjatjen e shtatzënisë nuk ndikon vetëm gjenetika e nënës.
“Ajo që ndikon në gjatësi, siç janë gjenet, por edhe ushqimi dhe shprehitë e tjera – ndikojnë edhe në zgjatjen e shtatzënisë”, thotë dr. Muglia.
Me fjalë të tjera, faktorët jetësorë ndikojnë në gjatësinë e femrës, gjë që ndikon edhe në gjatësinë e shtatzënisë.
“Periudha e shtatzënisë është kontrolluar me gjatësinë e femrës, ndërkaq gjatësia shprehet me gjëra të tjera në jetën e femrës, siç janë statusi nutritiv apo ekspozimi ndaj ndotjes.
Edhe gjatësia e babait ka rëndësi
Nuk ekzistojnë shumë gjëra të cilat mund t’i bëni kur është fjala për gjenetikën, mirëpo nëse jeni shtatshkurtër, shtrohet pyetja: “A mund të bëni diçka tjetër në mënyrë që të pengoni lindjen e parakohshme?”
“Mendoj që gjatësia është vetëm një ndër disa faktorë të cilët ndikojnë në rrezikun nga lindja e parakohshme. Shëndeti është faktor kyç. Përfshin peshën e shëndetshme në fillim të shtatzënisë, peshën e përshtatshme gjatë shtatzënisë, mospirjen e duhanit dhe pritjen e kohës së përshtatshme midis shtatzënisë (18 – 23 të muajit). Gjithashtu, mjeku juaj me siguri do t’ju mbikëqyrë, nëse jeni shtatshkurtër.”
“Kur kam paciente të cilat janë të gjata 150 cm, në mënyrë intuitive e di që shtatzënia me siguri nuk do të zgjasë gjatë gjithë nëntë muajve dhe me siguri do të ketë nevojë për prerje cezariane për shkak të madhësisë së komblikut”, thotë dr.Muglia dhe shton se si në favor të kësaj shkon edhe gjatësia e babait, posaçërisht nëse babai është njeri shumë më i madh se nëna, andaj kjo nënkupton edhe bebe më të madhe.
Nëse jeni nënë shtatshkurtër, nuk ka nevojë të jeni shumë e brengosur rreth lindjes së parakohshme, derisa i përmbaheni kurës së drejtë gjatë shtatzënisë.
Megjithatë, rezultatet e hulumtimit janë të rëndësishme, sepse u ndihmojnë mjekëve lidhur me shkaktarin e lindjes së parakohshme dhe cilat veprime mund t’i ndërmarrin për ta penguar.
E dimë që shumë femra të cilat përballen me shumë stres, kanë ushqim të vobektë apo jetojnë në shtete ku ka ndotje të ambientit, gjithashtu e çojnë deri në fund shtatzëninë. Vetëm kanë rrezik më të madh nga lindja e parakohshme.
“Gjatësia është pjesë e mozaikut, mirëpo shtatzënia është fenomen shumë kokëfortë, prandaj asnjë femër shtatshkurtër nuk do të çonte deri në fund shtatzëninë, përfundon dr. Muglia.