Në një vend si Suedia, e njohur për promovimin e barazisë gjinore, një trend i ri në rrjetet sociale i njohur si “soft girl” po krijon debat: vajzat e reja po braktisin punën për të jetuar si “të dashura në shtëpi”.
DoVilma Larsson, 25 vjeç, e cila më parë ka punuar në dyqan ushqimor si dhe në një fabrikë, thotë se jeta e saj është më e qetë që kur vendosi të mbështetet financiarisht te i dashuri i saj. Ajo ndan përvojën e saj në TikTok dhe Instagram, ku promovon një stil jetese “soft girl” – që përqafon feminilitetin dhe largimin nga stresi i karrierës.
“Ungdomsbarometern” – sondazhi më i madh vjetor i të rinjve në Suedi, vuri për herë të parë në qendër të vëmendjes kombëtare suedezet që përqafonin trendin e “soft girl”, një vit më parë, pasi u bë një zgjedhje popullore, ku 15 deri në 24-vjeçareve iu kërkua të parashikonin tendencat për vitin 2024.
Një studim tjetër i lëshuar nga “Ungdomsbaromatern” këtë gusht thotë se madje po bëhej një aspiratë mes nxënëseve më të reja, teksa 14% të 7-14-vjeçareve identifikoheshin si “soft girl”.
Ndërsa disa e shohin këtë si zgjedhje personale, të tjerë, si feministja Gudrun Schyman, e quajnë të rrezikshme për barazinë gjinore. Nga ana tjetër, mbështetësit e këtij trendi argumentojnë se është një reagim ndaj presioneve moderne për të arritur sukses në çdo aspekt të jetës.
Ky debat pasqyron një sfidë më të gjerë në Suedi: megjithëse gratë punojnë masivisht, ato ende mbajnë barrën më të madhe të punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët. Kjo tregon se barazia e plotë ende mbetet një qëllim për t’u arritur.