Katër tendencat e grimit që do t’i shohim kudo në muajt e ardhshëm

Life style

Katër tendencat e grimit që do t’i shohim kudo në muajt e ardhshëm

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Këto lloje grimi, megjithatë u drejtohen të gjitha femrave që duan të bëjnë ndryshime duke ndjekur trendet e çdo sezoni

Në vitet e fundit, trendet e grimit kanë qenë kryesisht minimaliste, por dimri i këtij viti duket se do të kompesojë ato që duan pak më shumë ngjyrë, duke kombinuar trendet e kaluara me disa prekje më të guximshme.

Duke u fokusuar ose tek buzët ose tek sytë, këto katër grime pritet të dominojnë muajt që vijnë.

Buzë me ngjyrë mjedre

Ngjyra e mjedrës është një zgjedhje klasike për dimrin, por këtë vit e shohim në një mënyrë më moderne. Artistja e njohur e grimit Ash K Holm, që punon me të famshme si Ariana Grande dhe J.Lo, sugjeron të përdorim lapsin tonë të preferuar për buzë ‘nude’ dhe ta kombinojmë me një shkëlqyes në ngjyrë mjedre. Për mbrëmjen, zgjedhim një formulë mat për një efekt më të errët dhe intensiv.

Nuanca metalike në sy

Pasi afrohet periudha e festave, grimi ka nevojë për më shumë shkëlqim. Trendet e dimrit sjellin nuanca metalike, si ari, bakri dhe argjendi. Mund të krijojmë një vijë të butë peneli me xixa për një pamje më të thjeshtë ose një vijë në të gjithë syrin për një efekt më dramatik.

Nuanca ‘espresso’

Trendi i makijazhit ‘latte’ nga fundi i verës zhvillohet në nuanca më të errëta kafe dhe çokollatë për dimrin. Nëse mendojmë edhe për popullaritetin e këngës me të njëjtin emër të Sabrina Carpenter, nuancat e espresso-s pritet të dominojnë në sy, buzë dhe mollëza.

Buzë të theksuara-pa rimel

Pyetja e përjetshme: sytë apo buzët? Për dimrin e vitit 2024, përgjigjja është e qartë: pa rimel. Tendencat e grimit pa rimel po fitojnë terren, duke i dhënë gjithë vëmendjen buzëve të theksuara, sidomos në nuanca mat të forta, si të kuqe dhe vishnje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat