Duke mbuluar rreth 27 për qind të tokës, malet luajnë rol vendimtar në lëvizjen e botës drejtë rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Dita Ndërkombëtare e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 dhe vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve.
Malet sigurojnë furnizimin dhe mirëqenien e 720 milionë njerëzve në male nëpër botë. Gjithashtu, mënyrë indirekte, përfitojnë miliarda më shumë që jetojnë në zona urbane.
Praktikisht, malet sjellin ujë të pastër, energji dhe ushqim.
Sidoqoftë, malet gjithashtu kanë shkallë të lartë të varfërisë, dhe janë jashtëzakonisht të prekshme nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimet, degradimet e tokës dhe fatkeqësitë natyrore.
Sfidë mbetet identifikimi i mundësive të reja dhe të duhura që mund t’u sjellin përfitime komuniteteve malore dhe atyre në ultësira dhe që mund të çrrënjosnin varfërinë pa kontribuar në degradimin e ekosistemeve të brishta malore.
Në Kosovë vazhdon shkatërrimi i maleve, ku druri shfrytëzohet si lëndë djegëse dhe burim i përfitimeve personale.