Përse prindërit tanë sillen ndryshe kur bëhen gjyshër?

Life style

Përse prindërit tanë sillen ndryshe kur bëhen gjyshër?

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Në momentin që prindërit tanë bëhen gjyshër, duket se ata e kanë shumë më të lehtë të duan nipërit dhe mbesat e tyre, ose të paktën të demonstrojnë dashurinë që ndiejnë për ta. Nga ana tjetër, dhe fëmijët e kanë më të thjeshtë t’u besojnë gjyshërve të tyre sesa nënës dhe babait.

Përse “zbuten” prindërit tanë kur bëhen gjyshër?

Terapisti  Leon F. Seltzer sugjeron disa arsye:

1. Sa më i vjetër njeriu, aq më i përulur

Nuk mund të mohohet se disa njerëz bëhen më të hidhur me kalimin e moshës, por fakt është se shumica e tyre fillon të ndikohet më pak nga zhgënjimet e përditshme.

Gjithashtu, ndërsa njerëzit rriten, pritshmëritë e tyre nga të tjerët bëhen më modeste, pasi ata janë bërë më të aftë për ta parë botën ashtu siç është, në vend të si do të preferonin ata të ishte. Qëndrimi i tyre priret të jetë më tolerant, pranues dhe falës.

Si rezultat, edhe gjyshërit ka të ngjarë t'i shikojnë sjelljet e pahijshme të nipërve dhe mbesave të tyre shumë më pak ashpër sesa kur ata rritnin fëmijët e tyre. Pra, ajo që mund t'i ketë shqetësuar, apo edhe inatosur me fjalët dhe veprimet tuaja kur keni qenë të rinj, tani gjyshërit mund ta njohin si pak a shumë të justifikueshme për moshën e fëmijëve.

2. Ngatërresat e prindërimit kundrejt kënaqësive të rolit të gjyshërve

Nuk ka asnjë prind të vetëm në botë që nuk e ka "humbur" herë pas here me fëmijët e tij, por duke kaluar në brezin tjetër, gjyshërve zakonisht nuk u kërkohet të merren me nipërit e mbesat e tyre edhe kur janë në më të keqen e tyre. Nuk u kërkohet të funksionojnë si disiplinues, kështu që ata mund të jenë më të butë.

Pasi kanë përfunduar punën e mundimshme, shqetësuese dhe plot përgjegjësi të rritjes së fëmijëve të tyre, ata janë në një pozicion shumë më të mirë për t'u ulur dhe për të shijuar të gjitha gjërat që fëmijët e vegjël thonë dhe bëjnë: pafajësia e tyre, sjelljet lozonajre dhe krijuese, ndjenja e pafund e habisë dhe kuriozitetit, mënyrat çuditërisht të reja (dhe madje simpatike) të të shprehurit, e kështu me radhë.

Stresi i përditshëm që shoqërohet me prindërimin mungon në marrëdhëniet gjyshër-fëmijë. Dhe kështu roli i tyre është më pak i ndërlikuar dhe më pak i mundimshëm.

3. Gjyshërit përpiqen më shumë

Fëmijët e kanë të pashmangshme t'i duan prindërit e tyre. Pavarësisht se sa mirë trajtohen nga gjyshërit, ata janë ende të varur nga kujdestarët e tyre parsorë.

Fëmijët mund të lidhen edhe më ngushtë me prindërit që janë emocionalisht, fizikisht apo edhe seksualisht abuzues. Dhe si mund të mos jetë kështu kur nevojat e tyre janë aq të mëdha sa është e rëndësishme që ata të bëjnë gjithçka që është e mundur për t'u ndjerë të sigurt në familje?

Bashkimi i fëmijëve me gjyshërit e tyre, që është i pabazuar në një varësi kaq të madhe, nuk ndihet aq kritik për fëmijët. Pra, gjyshërit nuk mund ta marrin aspak si të mirëqenë dashurinë e fëmijëve. Duhet ta fitojnë atë.

Kjo është arsyeja pse gjyshërit dhe veçanërisht gjyshet, do të bëjnë shumë përpjekje për t'i bërë nipat dhe mbesat e tyre të lidhen me ta. Dhe kjo është një arsye pse ata mund të jenë të famshëm për "llastimin" e pasardhësve të pasardhësve të tyre.

4. Shansi për një ndrequr gabimet e së shkuarës

Kur prindërit plaken, nuk është e pazakontë që ata të mendojnë gabimet e së kaluarës që kanë bërë me fëmijët e tyre kur ata ishin duke u rritur. Në fakt, ndërsa fëmijët rriten, ata vetë kanë më shumë gjasa të kritikojnë prindërit e tyre për atë që mendonin se ishte e dëmshme në mënyrën se si u rritën. Ata mund të jenë ndjerë të mbikontrolluar, të mosrespektuar ose sikur nuk u është dhënë aq mbështetje kur kishin nevojë.

Gjyshërit (dhe përsëri, gjyshet në veçanti) mund të jenë të shqetësuar për të korrigjuar këto dështime të së kaluarës duke qenë më të vëmendshëm dhe duke shfaqur më shumë dashuri dhe kujdes.

Me durim më të madh, zemër të hapur, dhembshuri dhe mençuri , ata janë në një pozitë të shkëlqyer për t'u siguruar nipërve dhe mbesave të tyre atë që shumë vite më parë mund të mos kenë qenë brenda mundësive të tyre për t'ua ofruar fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat