Mjekët kanë paralajmëruar se një trendi i ri takimesh mund të përfundojë në një gamë infeksionesh seksualisht të transmetueshme, si gonoreja dhe sifilizi.
Tendenca e quajtur “snowmanning” përfshin njohjen e një partneri të ri seksual gjatë netëve të dimrit, por sapo akti kryhet gjithçka përfundon. Le të themi: e kundërta e historive të verës (por zgjat shumë më pak se një stinë).
Sipas një ankete të kohëve të fundit, një në pesë britanikë i janë bashkuar këtij trendi takimesh. Ndërsa për disa kjo është një ide e mirë për të mos kaluar festat e fundvitit vetëm, mjekët ngrenë një tjetër shqetësim më të rëndësishëm se vetmia: Sëmundjet seksualidht të transmetueshme.
“Snowmanning” dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Përhapja e kësaj tendence, së bashku me faktin se 80 përqind e britanikëve pranojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale pa mjete mbrojtëse, mund të shkaktojë një rritje të SST-ve, kanë paralajmëruar mjekët.
Dr. Crystal Wyllie, mjeke në Asda Online Doctor, paralajmëroi se ata që angazhohen në “snowmanning” shpesh zhduken pa shkëmbyer kontakte me partnerin e tyre seksual. Kjo mund të nënkuptojë se personat nga të cilët kanë marrë infeksionin mind të mos jenë në dijeni dhe vazhdojnë e përhapin atë dhe tek persona të tjerë.
Kjo është arsyeja pse mjekët po inkurajojnë njerëzit të përdorin mjete mbrojtëse ose të bëjnë teste për infeksione seksualisht të transmetueshme për të qëndruar të sigurt gjatë sezonit të festave.
Një anketë me 2,000 britanikë mbi moshën 18 vjeçare zbuloi se pak më shumë se një e treta (33 për qind) shpesh kanë seks të rastësishëm gjatë javës së Krishtlindjeve.
Anketa zbuloi se 24 përqind e njerëzve shpesh takojnë njerëz të rinj në një festë Krishtlindjesh ose ndoshta në një festë të natës së Vitit të Ri. Më shumë se një në dhjetë (15 përqind) pranojnë se marrin vendime impulsive për të kryer marrëdhënie seksuale kur konsumojnë alkool në festa, ndërsa 11 përqind ndihen të vetmuar dhe shijojnë shoqërinë e dikujt tjetër duke pasur një lidhje gjatë pushimeve.
“Dhjetori është një kohë festimi dhe lidhjeje, por është e rëndësishme të qëndrosh i informuar për shëndetin seksual,” tha Dr. Wyllie. “Planifikimi i masave mbrojtëse është çelësi për të shijuar sezonin e festave i sigurt.”
Ndonëse anketa është kryer në Britani, ky trend takimesh ka gjetur terren në shumë vende të botës, si shumë trende të tjerë që përhapen me ndihmën e rrjeteve sociale.