Petrovska: Anëtarët e NATO-s i vlerësojnë përpjekjet e RMV-së për t’i dalë në ndihmë Ukrainës

Maqedonia

Petrovska: Anëtarët e NATO-s i vlerësojnë përpjekjet e RMV-së për t’i dalë në ndihmë Ukrainës

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:32
Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, në emisionin “Intervistë në Shenja” tha se anëtarët e NATO-s i vlerësojnë përpjekjet e vendit tonë për të marrë vendime të cilat do t’i japin mbështetje Ukrainës në luftën më Rusinë.

“E vlerësojnë atë, pasi kjo tregon shteti ynë është e gatshme të marrë vendime, atëherë kur janë të nevojshme dhe kuptohet t’i miratojë në një procedurë e cila nuk do të dëmtojë proceset brenda shtetit dhe as kapacitetet e ushtrisë”.

“Pasi që ne nuk kemi obligim jo vetëm të kontribuojmë në sistemin e NATO-s.

Por mbi gjitha unë si ministre she Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë kemi obligim moral dhe ligjor që të garantojmë kushte më të mira për ushtrinë tonë”, u shpreh Petrovska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat