Shpërthen tym në autobusin e kompanisë Royal Travel duke u kthyer nga Greqia, udhëtarët thyen dritarët për të shpëtuar

Maqedonia

Shpërthen tym në autobusin e kompanisë Royal Travel duke u kthyer nga Greqia, udhëtarët thyen dritarët për të shpëtuar

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 08:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka shpërthyer tym në një autobus të kompanisë Royal Travel, duke u kthyer nga Greqia, aksidenti ka ndodhur në Veles, përcjell TV21.

Siç mëson TV21 personeli autobusit ka berë thirrje që të dilet nga autobusi por në atë moment nuk janë hapur dyert, për këtë arsye udhëtarët kanë thyer dritaret për të dalur nga autobusi.

Pasi janë thyer dritaret më pas janë hapur dyert dhe kanë dalur udhëtarët.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar por vetem tek udhëtarët është shkaktuar panik dhe stres. Shumica e udhëtarëve ishin nën 18vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat