Vjen vala e të ftohtit nga veriu, ulje drastike e temperaturave në RMV

Maqedonia

Vjen vala e të ftohtit nga veriu, ulje drastike e temperaturave në RMV

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Ndryshimi i motit në territorin e vendit. Maqedonia e Veriut është nën ndikimin e një mase të lagësht dhe më të ftohtë nga veriu. Pritet ulje drastike e temperaturave si dhe errëra të fuqishme që vende-vende do të shkojnë në mbi 70 kilometra në orë.

Për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë nga veriu, nga e diela, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.

Metereologët njoftojnë se në shumë vende temperaturat do të bien për 10 gradë, derisa në viset veriore të vendit madje edhe mbi 15 gradë Celsius.

Reshjet e kohëpaskohshme të shiut do të shoqërohen edhe me erë të fuqishme nga drejtimi verior që do të mbeten edhe gjatë së hënës. Metereologët nuk përjashtojnë mundësinë që për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave në viset malore të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Gjatë së dielës temperaturat do të shkojnë nga 18 deri në 26 gradë, kurse për të hënën, sipas metereologëve, në orët e mëngjesit priten temperature nga 3 deri 14 gradë, kurse ato maksimale të ditës nga 10 deri 18 gradë.

Mëngjese të ftohta priten të martën dhe të mërkurën kur temperaturat do të zbresin deri në minus 2 gradë Celsius.

Njoftohet se ndryshimi I menjëhershëm dhe drastik I temperaturave do të ndikojë keq tek meteopatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat