Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare

Maqedonia

Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare

Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Viktima e fatkeqësisë së komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair është një grua 69-vjeçare nga Shkupi, me iniciale N.P., publikoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor.

Për fatkeqësinë denoncimi ka arritur mbrëmë në ora 18:40 minuta. Gruaja ka vdekur nga lëndimet në vendin e fatkeqësisë, pasi është goditur nga automjeti “seat altea” me targa të Shkupit., të drejtuar nga A.Xh. (19) nga Shkupi. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore.

MPB-ja nuk kumtoi për shkaqet e fatkeqësisë së komunikacionit.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në autopsi. Është kryer autopsi nga prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SPB – Shkup”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat