Janevska shpall ligjin e ri për arsimin e lartë: Kemi studentë që diplomohen me mesatare të lartë, por as për gjashtë nuk dinë

Maqedonia

Janevska shpall ligjin e ri për arsimin e lartë: Kemi studentë që diplomohen me mesatare të lartë, por as për gjashtë nuk dinë

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 19:54
Vesna Janevska

Vitin e ardhshëm do të miratohet Ligji i ri për Arsimin e Lartë, i cili do të ofrojë më shumë mundësi dhe mundësi më të mira për studentët dhe profesorët, por edhe do të ngritë standardet e cilësisë që do të duhet të ndjekin institucionet e arsimit të lartë, tha ministrja e Arsimit Vesna Janevska.

“Fatkeqësisht, kemi studentë që diplomohen me një mesatare të lartë, por nuk kanë njohuri as për gjashtë. Për shkak të tyre, studentët të cilët i kanë fituar diplomat me punë dhe njohuri, vendosin të largohen dhe të punojnë në kompani serioze jashtë vendit”, tha Janevska, duke shtuar se kjo është një arsye thelbësore për fillimin e ndryshimeve të mëdha në arsimin e lartë.

Janevska tregoi se këto ditë në sistemin qeveritar ENER do të vendoset Ligji i ri për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve, i cili sot është koordinuar me Sekretariatin për Legjislacion.

“Ligji përcakton saktësisht se çfarë kualifikimesh dhe aftësish duhet të kenë dhe çfarë mund të bëjnë studentët me studime universitare trevjeçare dhe katërvjeçare dhe nuk diskriminohen as në punësim, as në ushtrimin e të drejtave të tjera. Po ju kujtoj se një nga masat që kemi zbatuar pas emërimit tim si ministër është që studentët me studime universitare trevjeçare, pra me 180 ECTS, të mund të aplikojnë për bursë për ciklin e dytë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë vendor, pasi më herët nuk lejoheshin”, tha Janevska.

Ministrja shprehu pritjet që zgjidhja e re ligjore të miratohet në Kuvend deri në fund të vitit kalendarik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat