MPB Maqedoni njofton se dje (28.11.2024) në ora 17:25 në Shtip, zyrtarë policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armët në SPB Shtip, e kanë privuar nga liria personin S.D.(29) nga Shtip.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe u konfiskua një lëndë pluhuri”.
“Personi është ndaluar në komisariat.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.