Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Oliver Milanov, sot deklaroi se do të insistojë në miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve dhe fokusi do të jetë themelimi, kontrollimi dhe regjistrimi riprodhimit të qenve të përkdhelur, si një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e qenve të pastrehë. Ai bëri të ditur se Agjencia ka regjistruar gjithsej 139.463 qen përkëdhelës.
Në Shkup sot u mbajt paneli “Angazhimi i komunitetit lokal në menaxhimin e popullatës së qenve të pastrehë”, i organizuar nga AUV, ndërsa me mbështetjen e Ambasadës Austriake në vend. Siç tha Milanov, marrin pjesë disa institucione nga sektori joqeveritar në vend, përfaqësues joqeveritar nga Austria, si dhe praktikantë dhe profesorë eminentë.
“Diskutimi i sotëm do të fokusohet tek mënyra e menaxhimit të qenve të pastrehë, që është një nga problemet e flakta në vend. Si institucion përgjegjës, unë si kryetar i Agjencisë do të insistoj në vazhdimin e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve. Për ne si institucion është e pakuptueshme se si mund të tërhiqet ky ligj nga procedura parlamentare. Me miratimin e këtyre ndryshimeve dhe shtesave fokus do t’i kushtohet themelimit, kontrollit dhe regjistrimit të mbarështimit të qenve të përkëdhelur”, tha Milanov.
Siç tha ai, për zgjidhjen e këtij problemi përveç AUV-së dhe komunave janë të përkushtuara edhe shoqatat veterinare, pronarët e qenve, inspektorët komunalë.
Milanov informoi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka një bazë të dhënash, gjegjësisht një sistem identifikimi në të cilin regjistrohen të gjitha kafshët shtëpiake dhe qentë shtëpiak. Për momentin, theksoi ai, në vend janë regjistruar 139.463 qenë shtëpiak.