Toshkovski: Janë ndaluar tetë persona për ngjarjet me flamurin maqedonas

Maqedonia

Toshkovski: Janë ndaluar tetë persona për ngjarjet me flamurin maqedonas

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 12:58
Pançe Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me ngjarjet e djeshme në Shkup gjatë shënimit të 28 Nëntorit. Toshkovski tha se Policia e RMV-së tashmë dhe se janë ndaluar tetë persona.

“Tashmë janë arrestuar tetë persona. Katër pjesëmarrës në një përleshje dhe 4 personat e tjerë u arrestuan pasi për ta kemi dyshimin 319 të Kodit Penal, që bën fjalë për nxitje të urrejtjes racore dhe fetare, për të cilën parashikohet dënim me burg prej 1 viti, njëri prej tyre është i mitur dhe tre janë të rinj nga mosha 18 deri në 21 vjeç.

Ata tashmë janë ndaluar dhe së shpejti do të dalin para gjykatës. Tashmë është arrestuar personi që grisi flamurin maqedonas pranë një veture të kuqe”, tha ndër të tjera ministri Toshkovski.

Ai gjithashtu u kërkoi të gjithë qytetarëve që kanë video, fotografi dhe informacione të tjera për përdhosjen e flamurit të Maqedonisë, t’i dorëzojnë në MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat