Mickoski: Dënojmë djegien e flamurit maqedonas, do t’i përgjigjemi me ashpërsi çdo tentative për destabilizim

Maqedonia

Mickoski: Dënojmë djegien e flamurit maqedonas, do t’i përgjigjemi me ashpërsi çdo tentative për destabilizim

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 13:32
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka folur sot për incidentin e djeshëm ku u djeg flamuri maqedonas në kryeqytet, në ditën e festimit të flamurit shqiptar.

“E dënoj fuqishëm, prapëseprapë paraqet një akt agresioni, diçka që ne paralajmëruam se do të ndodhte, se kjo lloj tentative përshkallëzimi për të krijuar tensione etnike është dhe do të jetë. Nëse mendoni se është një rast i izoluar, nuk është. Sepse ndërsa drejtësia i afrohet ngadalë kriminelëve, ata do të bëhen më nervozë, më të padurueshëm dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin është kjo. Përgëzoj reagimin me kohë të MPB-së, Byrosë për Siguri Publike, SPB Shkup, pjesëtarëve të MPB-së që nuk lejuan përshkallëzimin, dhe reaguan në drejtim të arrestimit të personave që përdhosën flamurin kombëtar. Ata sot do të dalin para gjykatësit, do të akuzohen sipas nenit 319, ku dënimi me burg është nga 1 deri në 3 vjet burgim”, tha Mickoski.

Ai tha nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt.

“Nuk do të ketë mëshirë për askënd, edhe nëse mendojnë se janë të paprekshëm dhe nëse mendojnë se kjo që po themi nuk është e vërtetë, mendoj se do të zhgënjehen shumë dhe do të jenë dëshmitarë të tentativës së parë për këta që gjatë ditës së djeshme janë ndaluar, por edhe për ata që do të ndalohen nëse vërtetohet fajësia për një krim.

Nuk mendoj se do të ketë vetëm në tetë persona të arrestuar. U bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë, nga çdo bashkësi etnike, që të mos lejojnë që këto grupe kriminale, të cilat janë thellë në moçalën e tyre politike, ta destabilizojnë Maqedoninë dhe ne si qeveri premtojmë aktivitet dhe veprim.

Ne jemi paralajmëruar për këtë sepse kemi pasur informacione dhe kemi njoftuar edhe partnerët tanë strategjikë. Bashkë me Ministrinë e Jashtme i kemi informuar partnerët tanë strategjikë sepse po ndodhte, se çfarë informacioni kemi. Të jeni të sigurt se qeveria e vendit do të përgjigjet më ashpër ndaj rasteve të tilla”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat