Kostadinov: Partitë maqedonase të bashkohen në mbrojtje të dinjitetit maqedonas

Maqedonia

Kostadinov: Partitë maqedonase të bashkohen në mbrojtje të dinjitetit maqedonas

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 20:39
Kostadin Kostadinov

Kryetari i Komunës së Strumicës nga radhët e LSDM-së, Kostadin Kostadinov ka kërkuar bashkimin e të gjitha partive maqedonase, siç thotë ai, në mbrojtje të dinjitetit dhe indit maqedonas.

Ai këtë reagim e ka bërë si shkak i përdhosjes së flamurit të RMV-së mbrëmë gjatë festës së 28 nëntorit në qytetin e Shkupit.

“Të bashkohemi të gjithë, OBRM-PDUKM, LSDM, PRED, PLD, përpara se të jetë shumë vonë. Absolutisht të gjithë. Nuk mund të lejojmë të shkatërrohet indi maqedonas, përderisa në Shkup po digjet dinjiteti maqedonas”, shkruan Kostadinovski.

Kujtojmë se për përdhosjen e flamurit të Maqedonisë, Prokuroria Publike ka kërkuar paraburgim për tre persona të arrestuar mbrëmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat