Këtë fundjavë mot më i ftohtë, me reshje të shiut dhe borës

Maqedonia

Këtë fundjavë mot më i ftohtë, me reshje të shiut dhe borës

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Moti në vend nesër do të jetë kryesisht i vranët dhe më i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 50 l/m2). Në malet reshjet do të jenë të borës nga 40 deri në 50 cm, në vendet më të larta nga 10 deri në 30 cm, ndërsa në disa vende malore të shiut dhe borës dhe do të formohen shtresë e hollë bore.

Në pjesët jugperëndimore reshjet do të jenë vetëm të shiut. Do të jetë mesatar, ndërsa në male erë e fuqishme veriore. temperatura minimale do të jetë në interval nga -2 deri në 4, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 2 deri në 6 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe borës, ndërsa në malet përreth me reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior, e cila do të përforcohet. Temperatura minimale do të ulet deri në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 4 gradë..

Në ditët e fundjavës do të ketë reshje të herëpashershme, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të mëdha (mbi 60 l/m2). Në zonat malore reshjet do të jenë të borës nga 40 deri në 50 cm, në vendet më të larta nga 10 deri në 30 cm, ndërsa në disa vende më të ulëta nga shiu dhe bora dhe do të formohet një shtres të vogël të borës. Në pjesët juglindore do të ketë vetëm reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, kurse në zonat malore do të fryjë erë e fortë veriore. Më pas deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot stabil me mjegull nëpër disa lugina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat