Qarkullimi në rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa probleme, megjithëse rrugët janë të lagështa për shkak të kushteve dimërore. Nga ora 12:20, ndalim qarkullimi për automjetet e rënda për shkak të reshjeve të borës ka në aksin rrugor Mavrovë – Dibër dhe në magjistralen Gostivar-Kërçovë.
LAMM informon se qarkullimi në dalje të Gostivarit në Strazhë është normalizuar dhe qarkullimi për në Ponikvë dhe fshatin Beli po zhvillohet pa probleme, në një korsi.
Intensiteti i komunikacionit është mesatar dhe nuk ka vonesa në vendkalimin kufitar. Mesatarisht është edhe në akset rrugore jashtë zonave urbane. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur.
Drejtim i kujdesshëm i mjeteve rekomandohet veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Qytetarët bëjnë të ditur se deri në deponi do të lejohen vetëm veturat nga Ujësjellësi Koçani, por jo edhe automjetet nga komunat tjera.
Rruga Ohër-Resnjë përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga 15 nëntori është e mbyllur për qarkullim për të gjitha automjetet.