“Për 6 muaj, Mickoski mbërriti autoritarizmin, për të cilin Gruevskit iu deshën 10 vite”, kështu akuzon LSDM pushtetin aktual.
Ata thonë se po vërehet një tendencë jodemokratike që në vend se të ndërtohet sistemi i pavarur gjyqësor, Mickoski, përmes kërcënimeve, përpiqet ta robërojë dhe të vendos nën kontroll të plotë partiak.
“Është e qartë se qëllimi i OBRM-PDUKM-së asnjëherë nuk ka qenë të krijohet gjyqësori i pavarur. Përkundrazi, strategjia e tyre është e qartë: me shantazhe, kërcënime dhe arrestime, duan të vendosin një gjyqësor që do të shërbejë ekskluzivisht për interesa partiake të kësaj qeverie. Kjo është e palejueshme dhe duhet të dënohet nga i gjithë opinioni demokratik.
LSDM potencon se çdo reformë duhet të zbatohet përmes procedurave demokratike – në mënyrë transparente, objektive dhe në mënyrë të obligueshme të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare. Gjithçka tjetër paraqet rrugë drejt diktaturës”, thonë nga LSDM.