Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska përmes postimit në profilin e saj në Fejsbuk paralajmëron inicim të procedurës kundër kryesisë dhe mësimdhënësve në SHF “7 Marsi” në Çellopek.
Arsye e këtij reagimi është organizimi i shfaqjes shkollore për nder të 28 Nëntorit.
Ku në të cilën nxënësit ishin të veshur me uniforma me shenja të grupacioneve joformale ushtarake.
‘U bën thirrje të gjitha shkollave të tjera të distancohen nga aktivitete të këtilla, të promovojnë vlera të vërteta njerëzore dhe të angazhohen të ndërtojnë gjenerata të pajisura me dituri, dhe jo me armë”, deklaroi Janevska.