Mickoski me kritika për Prokurorinë: Duhet reforma në gjyqësor, durimi ynë është drejt fundit

Maqedonia

Mickoski me kritika për Prokurorinë: Duhet reforma në gjyqësor, durimi ynë është drejt fundit

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 18:41
Hristijan Mickoski

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka kritikuar sërish punën e Prokurorisë Publike, pasi Prokurori Publik Republikan, Lupço Kocevski dje potencoi se akuzat e këtilla janë të pabaza.

Kryeministri Mickoski edhe ditë më parë kishte deklaruar se nga e hëna nis aksioni kundër gjykatësve dhe prokurorëve që pengojnë drejtësinë.

“z.Ljupço Kocevski fitoi shansin sikurse asnjë paraardhës i tij. Ja tashmë 5-6 muaj, edhe pse kemi shumicë komode, për ta shkarkuar nga kjo pozitë. Ne nuk jemi si LSDM në vitin 2017. Verndosëm të jemi mbi situatën, të mendojmë jashtë politikës dhe të japim shanse. Cfarë fituam? Fituam qindra hetime dhe procese dhe prokurorë, të cilët kur duhet vënë nënshkrimin për ekspertiza, bastisje, për privim nga liria, ose përnjëherë marrin ethe, temperaturë të lartë, dhimbje stomaku, ose përpiqen që në cfarë do mënyre të bëjnë obstruksione. Durimi I qytetarëve është drejt fundit, por edhe durimi ynë. Super reforma janë projektet, pensionet, pagat, por këta që vjedhin ende shëtisin të lirë me automjete të shtrenjta, I shohim nëpër destinacione ekzotike. Qytetarët duhet ta dijnë se në këtë rast jemi të pafuqishëm, për shkak se midis nesh dhe drejtësisë ka dy institucione – prokuroria dhe gjykatat” – tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat