Dy politikanë shqiptarë futen në listën e zezë të Departamentit të Shtetit

Maqedonia

Dy politikanë shqiptarë futen në listën e zezë të Departamentit të Shtetit

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi listën e zezë. Nga Maqedonia e Veriut duke shtuar  Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së. Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi.

Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033.

Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, bëjnë të ditur nga Departamenti i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat