Sela: Përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, dënojmë lidhjen e gjyqësorit me politikën

Maqedonia

Sela: Përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, dënojmë lidhjen e gjyqësorit me politikën

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 21:33
Ziadin Sela

Ziadin Sela, nga Aleanca për Shqiptarët, ka përshëndetur vendimin e fundit të SHBA-ve për futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane.

“ASH në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe sot përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, partnerit më të rëndësishëm strategjik të RMV dhe popullit shqiptar.

Lufta kundër korrupsionit shënon një hap të rëndsishëm në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe ardhmërisë sonë. Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat. Përgjegjësia individuale është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik”, shkruan Sela.

Ai shton se do të mbetet një partner i besueshëm dhe besnik i SHBA-ve, duke ndarë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat