Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE

Maqedonia

Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 23:23
Bujar Osmani

Sekretari i BDI-së dhe ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është shpallur i padëshiruar nga Departamenti amerikan i Shtetit, dhe ky lajm është një ndër top lajmet në rajon.

Lexo po ashtuArtan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA, sipas Departamentit amerikan të Shtetit

Këtë lajm nuk e kanë pritur mirë zyrtarët e BDI-së, Arbër Ademi dhe Bujar Osmani. Ademi shihet duke vazhduar me vështirësi përgjigjen në pyetjet e gazetarit Furkan Saliu, kurse Osmani largohet nga emisioni pasi e kupton lajmin.

Përndryshe, Grubi në listën e zezë është futur së bashku me anëtarët e familjes. Për këtë vendim të Departamentit amerikan të Shteti, Grubi ka thënë “Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat