Pasi informacionit se ish zëvendëskryeministri i parë është përfshirë në “listën e zezë” amerikane, kanë reaguar liderët e VLEN-it, të cilët janë pjesë e Qeverisë.
Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike tha “u djeg loja”.
“U djeg loja! Sonte u vulos kauza jonë e drejtë. Me sonte as valixhja nuk të sos punë.
Rrini rahat!”, tha Mexhiti.
Ndërkaq Bilall Kasami nga Lëvizja Besa deklaroi se nëpërmjet tendës, BDI tenton ta shpëtojë veten.
“Sot u vulos edhe nga partnerët tanë strategjik se shumë funksionarë të BDI-së janë të zhytur në korrupsion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën show për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe! Tani, a do bëjnë roje nate para Ambasadës së Amerikës në Shkup? Përhajr Artan!”, shkroi Kasami,
Kurse Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët zgjodhi t’i njoftojë pjesëtarët e tendës.
“Kam një lajm për ata të Tendës: Artan Grubi sapo u shpall Persona Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Taravari.
Kryetari i Alternativës Zeqirja Ibraimi, shkruan se ka njoftuar më herët se një ish-ministër i BDI-së është refuzuar për vizë amerikane.
“Besoj tash është e qartë kur thosha se një ish ministër i Soravisë ishte refuzuar për vizë amerikane. Prej sonte edhe zyrtarisht”, ka shkruar Ibrahimi.
Ndryshe, mbrëmë Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish-zv.kryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti janë vendosur në listën e personave të padëshiruar në SHBA, për shkak të siç thuhet në njoftim, lidhjes me korrupsion dhe ndërhyrjes në gjyqësor.