Aksion policor në Maqedoni kundër personave që dyshohen për keqpërdorime në EMV

Maqedonia

Aksion policor në Maqedoni kundër personave që dyshohen për keqpërdorime në EMV

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 10:02
Ilustrim

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka hapur hetim për shoqërim kriminal dhe keqpërdorim të procedurave të prokurimit publik dhe partneritetit publiko-privat në Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV). Sipas informacioneve fillestare, dëmi është 6.5 milionë euro.

Nga hetimi janë përfshirë 25 subjekte, prej të cilëve 23 janë persona fizikë dhe dy persona juridikë. Aksioni po zbatohet në disa qytete, përfshirë Manastirin, Velesin, Kërçovën dhe Shkupin.

Sipas informacioneve të TV21, lëndë e bastisjes janë dokumentet që kanë të bëjnë me prokurimin publik dhe furnizimin me aditiv për TEC Manastir dhe TEC Oslomej.

Disa media raportojnë se në mesin e të arrestuarve është ish-drejtori i EMV Vasko Kovaçevski. Nga MPB thonë se do të ketë më vonë informacione të detajuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat