NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije

Maqedonia

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave të kryera nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 2 dhjetor deri më 6 dhjetor 2024 ka marrë 204 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 204 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 50 stacione matëse në Qytetin e Shkupit”.

Sipas rezultateve të fituara të hulumtimit të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren e kërkesave për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, thuhet në kumtesën e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat