Mickoski: Vendosja e Grubit dhe Bexhetit në “listën e zezë” është konfirmim i asaj që kemi thënë

Maqedonia

Mickoski: Vendosja e Grubit dhe Bexhetit në “listën e zezë” është konfirmim i asaj që kemi thënë

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 13:21
Kryeministri Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur në lidhje me vendosjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjyqtarit të Apelit Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA-së, për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjes në gjyqësor. Mickoski tha se kjo është konfirmim të asaj që ata po thoshin kur ishin në opozitë.

“Për sa i përket listës së përditësuar të sanksioneve të SHBA-së, ku përfshiheshin dy shtetas nga vendi ynë, keni edhe arsyet pse ata janë praktikisht pjesë e kësaj liste sanksionesh. Në të kaluarën kemi folur shumë herë për të gjitha këto, gjë që tashmë zyrtarisht është vënë në dukje nga partnerët tanë strategjikë, komuniteti ndërkombëtar. Mund të them vetëm se në periudhën në vijim do të dalin edhe shumë konfirmime për gjithçka që kemi pasur dyshime dhe opinioni do të jetë i informuar”, tha kryeministri Mickoski.

Ai tha se pret që ata të japin përgjigje të gjithë ata që janë kryerës të veprave penale.

Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit dje njoftoi se vendos sanksione ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të konsiderueshëm.

Sipas njoftimit, Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar procedurën gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK).

Pas shpalljes së vendimit, reaguan edhe nga BDI, prej ku thanë se e respektojnë atë dhe se do të mbeten të përkushtuar për bashkëpunim me SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat